“Bomba” e Metës: Marrja e Ramës nga Parisi direkt ministër është një komplot ndërkombëtar 20-vjeçar

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë mbrëmë një deklaratë të fortë në emisionin “Të paekspozuarit”, ku tha se marrja e Ramës nga Parisi direkt ministër në Shqipëri, nuk është rastësi apo nevojë asokohe e vendit, por pjesë e një komploti 20-vjeçar.

Meta thotë se Rama është pjesë e këtij komploti që fillon me uzurpimin e PS tek përjashtimi i tij dhe ndarja e Kosovës.

Sipas tij, pavarësisht kësaj ai do t’i qendrojë në krah Shqipërisë dhe popullit shqiptar, duke shtuar se askush, asnjë mafie nuk e merr dot peng një popull të tërë.

Ilir Meta: Në këtë histori 20-vjeçare kemi një komplot të qartë ndërkombëtar. Mos besoni ju kurrë se e mori ai shoku juaj nga urat e Parisit se i tha dikush që duam një njeri nga shoqëria civile. Ishte një telefonatë që e solli këtë zotërinë nga sheshi i Parisit direkt Ministër. Kemi të bëjmë me një komplot ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Nga telefonata që e solli nga Parisi, nga uzurpimi i Partisë Socialiste, që ishte përsëri një projeksion duke kapur partinë më të madhe të së majtës në Shqipëri. Për të vijuar me përjashtimin e Ilir Metës përmes Kongresit të Kongresmenëve nga PS, me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 që shkatërruan balancat dhe shndërruan Parlamentin në këtë lloj që kemi sot pa integritet, tek përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Presidenti është në fushatë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për demokracinë, pluralizmin politik, për Kushtetutën, për votën e lirë dhe të ndershme. Për të monitoruar gjithë ata që bëjnë presion, ata që tentojnë të  vjedhin votën dhe që po përpiqen të manipulojnë qytetarët. Rama është pjesë e këtij komploti ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Unë e kam bërë të qartë që jemi në një betejë me një mafie ndërkombëtare që do të zhbëjë Shqipërinë. Askush në botë nuk del dot  KUNDËR NJË POPULLI! Markosi e pushtoi dhe e dhunoi popullin e vet, por kur populli doli në shesh Markosit ju dha fund…!

Previous articleNuk i dhanë ndihmë se kishte shkuar në spital i pa larë, ndërron jetë 48-vjeçari në Tiranë
Next articleKryeministri pritet me protesta në Elbasan/ “Rama ik, o qen bir qeni” (VIDEO)