Kryefjala Logo

Bllokohet makina me lëndë narkotike në Tapiz

23 Nëntor, 2021 | 11:33 am

41 kg kanabis janë sekuestruar në një operacion të koduar “Nikla” ndërsa 2 persona janë arrestuar, M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël.

Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në aksin rrugor Nikël-Tapizë bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të ngjashme