Kryefjala Logo

Biznesmeni u gjet i vrarë,bariu:Erë e keqe,korbat vinin rrotull,menduam se ishte kafshë e ngordhur

9 Nëntor, 2021 | 1:25 pm

 

Një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha ka treguar se prej disa ditësh përreth vendit ku u gjet kufoma kishte nisur të përhapej një aromë e rëndë dhe disa korba i vinin rrotull.

Nisur nga kjo situatë, ai nuk kishte zbritur poshtë për ta verifikuar, duke menduar se pjesë e greminës prej nga ku përhapej aroma e rëndë, ndodhej një kafshë e ngordhur pa e menduar se mund të ishte një njeri.

“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë  hajd mo ndonjë gjë e ngordhur nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai.

Trupi i viktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë.

Të ngjashme