Kryefjala Logo

Biznesmeni që iu vu tritoli në lokalin e tij në Shkodër,vite më parë sulmoi me armë policinë

15 Nëntor, 2021 | 5:09 pm

Një biznesi i është vënë lëndë plasëse ditën e  sotme në Shkodër. Së fundmi mësohet se biznesi që është sulmuar me lëndë plasëse, i përket Gjin Gurit, i cili është një emër i njohur për policinë e Shkodrës.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar.

Gjin Guri në vitin 2015 është arrestuar nga policia pasi hapi zjarr ndaj forcave policore të cilët kishin shkuar të kontrollonin zonën e Dukagjinit për kanabis.

Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirë organizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.

Të ngjashme