Lajme nga vendi
Birra Peja hodhi qindra mijra euro ne media fushate kunder koncertit Goran Bregovic te Birra Korça. Nderkohe 90% te mallrave qe shet jane serbe.
10 Gusht, 2021 | 11:49 am
Qe ta kuptoni edhe me qarte se deri ku shkon sharlatanizmi pseudopatriotik me Bregovicin, merrni rastin e Birres Peja.
Kjo birre, prej tre vitesh ka bojkotuar festen e birres ne Korçe, pasi ka probleme konkurence me “Birra Korça” te Irfan Hysenbelliut.
Birra Peja edhe per vitin 2021 nuk kishte konfirmuar ne asnje moment prezencen e saj prane organizatoreve.
Por sa plasi debati i Bregovicit, ata bene nje njoftim ne fejsbuk sikur hiqnin dore nga evenimenti mqs aty ishte ftuar Bregovici.
Nuk po zgjatem duke thene se pronari i birres Peja eshte i vellai i importuesit me te madh nga Serbia, sidomos dritherave.
S’dua t’i meshoj ketij fakti mqs ata i kane ndare bizneset dhe llogarite mes tyre, te pakten ne dukje.
Por ajo gjasme doreheqja e Birres Peja nga nje eveniment qe per ta nuk ekzistonte fare ne axhende, eshte treguesi me i qarte se çfare sharlatanesh perfitojne nga rasti, duke pedorur zellin e pseudopatrioteve.