“Belinda Balluku në burg. Vdes gruaja nga rrugët e bllokuara”

2 vite më parë

Gazetari i njohur Bledian Koka nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se Belinda Balluku duhet të arrestohet.

Ai ka publikuar videon nga një fshat në Dibër, ku banorët po tentojë për të hapur rrugën për të trrasportuar një 71-vjeccare drejt spitalit e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Statusi i Kokës:

Pse sot Belinda Balluku duhet te arrestohet?

Pamjet qe shikoni ne kete video jane momentet e fundit te nje zonje 71 vjecare ne Kastriot te Dibres e cila dha fryme ndersa dhjetra bashkefshatare te saj po gerrmojne deboren me duar per t’ia shpetuar jeten e per ta derguar ne spital. Perpjekjet e tyre njerezore nuk rezultuan me suksese dhe e ndjera F.Shehu nuk jeton me. Une u shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te shtrenjte. Nga ana tjeter, humbja tragjike e jetes se kesaj zonje eshte akuza me e madhe publike dhe prova penale se pse sot, jo neser, sot Belinda Balluku duhet te mbyllet prapa hekurave te drejtesise. Helikopteri i ushtrise qe perdoret si taksi personale e Olta Xhackes per ti mashtruar elektoralisht qytetaret e Dibres nuk fluturoi per te shpetuar shpirtin e zonjes se ndjese. Trishtimi i braktisjes se shtetit te ketyre banoreve, ndersa Bela Vita ben shoë me borepastrueset ne diten kur keta qytetare kishin me shume nevoje se kurre, eshte fytyra e degradimit te ketij pushteti, eshte denoncimi ulerites ndaj paaftesise se “pushtetit te sovjeteve” nen petkun e Rilindjes dhe e apatise qytetare qe ngopen me lugen e hidhur te Edi Rames se “keto gjera ndodhin dhe ne Spanje”.

p.s…sot ne qajme humbjen e jetes se nje zonje ne menyren me barbare te mundeshme, si pasoje e neglizhences se shtetit duke u lutur per shpirtin e saj dhe tonin gjithashtu

Të ngjashme