Kryefjala Logo

Bashkia e Pukës masa për punonjësit administratës: “askush nuk hyn në zyre pa vaksinim…”

13 Shtator, 2021 | 11:02 am

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka dhënë një deklaratë për media ku njofton për vendimin në lidhje me vaksinim e punonjësve të administratës. Gjonaj njoftoi të gjithë punonjësit e administratës publike se duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për të punuar.

Kryebashkiaku është shprehur se ata që nuk duan të vaksinohen janë të detyruar që një herë në javë të paraqesin një tampon për të treguar se janë negativë ndaj Covid-19.

“Nuk është një diktim me dhunë jo të dashur qytetar është një bindje që na con në vendimarrjen tonë. Ne kemi diskutuar që me administratën i është bërë thirrje të vaksinohen, të gjithë drejtorive që kanë të bëjnë me qytetarët të vaksinohen. Në rast të kundër nuk ka asnjë masë ndëshkuese, por duhet që t’i nënshtrohen tamponit javorë. Nuk do pranohet asnjë punonjës i administratës arsim, kultur, për tu futur në punë pa bërë tampon. Ky tampon është me lekë gjë për të cilën që nëse e sheh individi me mirë të bëj këtë sesa të vaksinohet, kjo është çështja e tij” tha Gjonaj ndër të tjera.

Të ngjashme