Lajme nga vendi
Bashkëshortja e grekut: “I vuri vajzës së saj pistoletën në kokë”
12 Nëntor, 2021 | 2:53 pm
Bashkëshortja e mjekut grek Jorgo Neos, i cili u plagos një ditë më parë nga ish-partnerja shqiptare Klodiana Çela, ka treguar se përgjatë gjithë kësaj kohe kishte jetuar me frikë.
“Ajo grua është një psikopatë. Ishte shumë e rrezikshme. Gjykata kishte aq shumë prova ndaj saj por nuk na mbështetën. Ajo nuk lejohej të kishte kontakt me fëmijën e saj.
Burri im ka kryer dy operacione deri më tani dhe është në gjendje kritike për jetën”, tha ajo në gjendje mjaft të tronditur. “Ajo i vuri pistoletën në kokë fëmijës së saj disa vite më parë”,-tha ajo.