Kryefjala Logo

Banorët e “5 majit” të tensionuar për pronat e tyre: “Mos na detyroni të bëhemi terroristë, të marrim benzinën e t’ua hedhim në surrat”

3 Nëntor, 2021 | 1:02 pm

Banorët e “5 majit” në Tiranë kanë dalë në protestë dhe ditën e sotme duke I bërë thirrje qeverisë që të shtëpitë e tyre të mos shemben nga IKMT.

Një nga banorët teksa tregonte certefikatën e pronësisë u shpreh se kur ishte e nevojshme njerëz të Partisë Socialiste shkuan dhe u kërkuan votën ndërsa sot që protestojnë për pronat e tyre ata nuk I njohin më.

Me tonë kërcënuese ai iu drejtua ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku duke e quajtur “Zonja Beqiri Balluku”

“Ky zotëria me certefikatë pronësie është babai im, për të paguar taksat është banor I lagjes ama për të protesuar dhe për të na dhënë pronat nuk na njohin. 10 janar 2020 I bënë presion që të jepte votën PS, atëherë ma gjetët shpinë.


Mazleshi, mjekërcjapi ty ta gjej shtëpinë aty ku e ke nëse del se keqinformon banorët.

Du ti them asaj, Beqir Balluku në jug që ja përmend emrin familjes Marku. Zonja Beqir Balluku këtë pronë nuk ma mer dot ti që të mos e shes e ta tjetërsoj, mos I bëni popullit terrorista se ne ua gjejmë shtëpitë.

Cdo banor ka lekë për të blerë benzinë dhe për tua derdh surratit. Turp të kesh mjekërcjap !”-tha ai.

Të ngjashme