Kryefjala Logo

Banesa në Vlorë mbulohet nga zjarri.Rrezikon e gjithë lagja të përfshihet nga flakët

4 Nëntor, 2021 | 10:34 pm

 

Një zjarr i madh ka mbuluar të gjithë lagjen”Pavarësia” në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mësohet se shtëpia ka qenë e braktisur, ndërsa rrezikohen banesat e tjera aty pranë.
Si pasojë e flakëve të përhapura është ndërprerë energjia elektrike në komplet zonën “Pavarësia”.

Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet por mendohet që mund të jetë vënë qëllimisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse,të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.Gjendja momentalisht është alarmante dhe e vështirë për ta pasi zjarri sa vjen e përhapet me një shpejtësi të madhe.

Deri në keto momente nuk ka asnjë person të lënduar.

Të ngjashme