Lajme nga vendi
E tmerrshme! Babë e bir qarkullonin me automatik në Tiranë
5 Nëntor, 2021 | 11:17 am
Operacioni policor i koduar “Parandalimi” u krye dhe u përfundua me sukses nga Komisariati Nr.2 i policisë.
Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr.2 kishin grumbulluar të dhëna dhe informacione në rrugë operative se dy shtetas shqiptar qarkullonin me një triçikël,me armë zjarri me vete.
Bazuar në këto prova,gjatë operacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëbajtjes pa leje,në rrugën “Ali Kolonja” u bë me sukses kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale S.J-39 vjeç dhe djali i tij E.J-16 vjeç,banues në Tiranë.
U sekuestruan 2 armë zjarri automatik,1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Gjithashtu ne vijim te veprimeve u proçedua penalisht shtetësja me iniciale P.T-69 vjeç,e cila dyshohej se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lart përmendur.
Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetë edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.