Kryefjala Logo

Autoriteti Rrugor njofton se cila rrugë duhet shmangur sot pas devijimit të trafikut në Tiranë

25 Shtator, 2021 | 12:28 pm

Faqja zyrtare e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë njoftim për qytetarët të cilët vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë , të devijojnë në krahun e majtë pas daljes nga Galeria 5 për të vijuar tek “Pallati me shigjeta”.

Njoftimi i ARRSH

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”. /Kryefjala.com

Të ngjashme