Asnjë humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri, shënohen 13 infektime të reja

2 vite më parë

Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër ditë pa viktima nga Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga raportimi ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo e fundit thotë se nga 2,872 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 13 qytetarë.

MSH njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit, 34 pacientë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

NJOFTIMI I DETAJUAR:

Janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        13
Të shëruar në 24 orë      34
Të shtruar në spitale      23
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2872

Testime totale             743,447
Raste pozitive             132,397
Raste të shëruara        129,736
Raste Aktive                  209
Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       54
Tiranë         48
Berat             33
Lezhë           17
Korçë            16
Elbasan        15
Vlorë              7
Gjirokastër   5
Durrës          4
Fier                4
Kukës           3
Dibër             3

Të ngjashme