Kryefjala Logo

Arrestohet fenomeni shqiptar i Instagramit arrestohet per kultivim ashashi ne Angli

23 Korrik, 2021 | 6:10 pm

Dionis Biba fillimisht eshte njohur si fenomen ne rrjetet sociale e me pas per lidhjen me Kiçen, vajzen qe bente per te qeshur mijera followers. Ai jetonte jashte por se cfare bente vertete u mor vesh pikerisht tani.

20-vjeçari Biba dhe 24-vjeçari Ervin Delija u arrestuan në fillim të këtij viti pasi policia britanike zbuloi se ata kishin ngritur një rrjet të sofistikuar të kultivimit të kanabisit në katër banesa.

Policia britanike zbuloi se në shtëpitë 2, 4, 6 dhe 8 Ëren Street në Hillfield, dy shqiptarët kishin mbjellë plot 210 bimë kanabisi në dy apartamente dhe 165 bimë të tjëra në 6 dhoma.

Reperi Biba dhe miku i tij pretenduan se i kishin hyrë këtij aktiviteti kriminal për shkak të varfërisë, por gjykatësi e argumentoi dënimin me 15 muaj burg për secilin, duke thënë se shtëpitë ishin të sofistikuara, të pajisura me kamera CCTV që monitoronin ambientet e brendshme, si dhe kishin telefona që lidheshin me botën e jashtme.

Biba është i njohur për publikun pasi pak kohë më parë ai përfundoi në mediat e njohura britanike si “Daily Mail” për shkak të një video-je që vetë ai kishte publikuar në rrjetet sociale, ku i shpjegonte bashkëatdhetarëve se si të shkonin në Britaninë e Madhe me dokumente false.

Të ngjashme