Kryefjala Logo

Arrestohet 65-vjeçari,kontrabandë ilaçesh

12 Nëntor, 2021 | 9:54 am

 

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 65-vjeçar pasi dyshohet se ka futur në Shqipëri një sasi medikamentesh kontrabandë.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia ka parë fillimisht tre qese, të cilat i kanë tërhequr vëmendjen efektivëve duke bërë që të shikonin çfarë kishte brenda tyre.

Pas verifikimit fizik, u konstatua se 65-vjeçari nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm që shoqëronte ilaçet duke bërë arrestimin në vend të tij.

Vlera e ilaçeve kontrabandë sipas policisë është rreth 500 euro.

Të ngjashme