Arrestohet 26 vjeçari ne Kolonje, perdhunonte dhe drogonte te miturit

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar të akuzuar për përdhunim të të miturave dhe të të miturve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka rënë në pranga i riu Orgest Merko, i cili përveç përdhunimit, i nxiste të miturit edhe të konsumonin drogë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Previous articlePër herë të parë në këtë fushatë Edi Rama artikulon qartë frikën nga LSI-ja. Video ku ai ka frikë nga golat e partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi
Next articleYuri Kim flet për blerjen e votës në Elbasan: Është problem, 3 kandidatë janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA, KQZ ka listën dhe prokuroria e ka në dorë