Kryefjala Logo

Arrestohen dy të rinjtë,terrorizonin Lezhën me vjedhje

29 Nëntor, 2021 | 5:40 pm

Lezhë – J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë janë arrestuar për shkak se akuzohen se kanë kryer një seri vjedhjesh në qytetin e Lezhës.

Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpemendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Të ngjashme