Kryefjala Logo

Arrestohen dy persona për vepra penale në Elbasan, procedohet një tjetër

29 Nëntor, 2021 | 11:33 am

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari M. M., banues në fshatin Polizhan, Dibër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore  duke drejtuar mjetin  në gjendje të dehur.

Gjithashtu në pranga ka rënë 40-vjeçari L.P., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Sakaq gjatë kontrollit në automjet iu gjetën një sasi e vogël lëndë e dyshuar kokainë.

Ndërkohë 65-vjeçari B.K., është proceduar penalisht, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në aksin Librazhd-Qafë-Thanë.

Të ngjashme