Lajme nga vendi
Arrestohen disa persona në Tiranë, nga ndërtimi i paligjshëm tek lëndët narkotike
16 Qershor, 2021 | 10:51 am
Policia e Tiranës ka njoftuar se janë vënë në pra-nga disa persona për vepra të ndryshme penale.
D P., 29 vjeç dhe L. K., 32 vjeç janë arrestuar sepse gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.
A J., 32 vjeç dhe K. K., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
H S., 53 vjeçe, E. Z., 35 vjeç dhe F. C., 28 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D P., 29 vjeç dhe L. K., 32 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A J., 32 vjeç dhe K. K., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:
H S., 53 vjeçe, E. Z., 35 vjeç dhe F. C., 28 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Më datë 15.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. Rr., 26 vjeç, pasi duke qenë administrator i një klinike, i ka dhënë një fletë analize për testin covid-19, një shtetasi të paidentifikuar pa kryer tamponin përkatës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.