Kryefjala Logo

Ardit Gjebrea e telefonon se ka fituar Telebingon, qytetari kishte ndërruar jetë disa orë më parë

21 Nëntor, 2021 | 8:41 pm

Sot ndodhi një ngjarje e cila kurrë më parë nuk ishte dëgjuar në emisionin e Ardit Gjebreas “E diela Shqiptare”

Ardit Gjebrea telefonoi një prej fituesëve të Bingos, papritur në telefon u dëgjua një grua e cila nuk përkonte me personin që kishte të shkruajtur emrin në biletë, më pas Arditi pyet se ku ndodhet zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë.

“I zoti i biletës vdiq sot në mëngjes,”- tha gruaja duke qarë, gjë që bëri që të prekeshin edhe të pranishmit në studio.

Arditi e ngushëlloi dhe i tha se loja do të vazhdojë një moment tjetër, duke e çuar kështu biletën te komisioni.

Të ngjashme