Lajme nga vendi
Ardian Çelën e pret një fat më i zi se Vangjush Dako. Mjerë ata që kanë vjedhur shqiptarët
15 Janar, 2021 | 12:50 am
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu.
Ai ka kërcënuar hapur administratorin e OSHEE, Ardian Çelën i cili është personi që do të drejtojë fushatën politike të PS-së në Durrës se e pret një fat i zi.
Çela ka qenë shpesh në qendër të medieve për akuzat ndaj tij për abuzim me tenderat.
“Ardian Çelën e pret një fat më i zi se Vangjush Dako. Kupa është mbushur. Prokurori më i dobët në botë të jetë, ka lënë aq gjurmë sa do të ballafaqohet me drejtësinë. As Ard Çela, as Tom Doshi dhe as Vangjush Dako dhe askush tjetër që mendon se do të vallëzojë me shqiptarët në 24 prill nuk do t’i shpëtojë drejtësinë. Unë drejtësisë duart nuk do t’ia lidhë. Mjerë ata që kanë hyrë në hak me shqiptarët”, tha Basha.