Ambasadorja e SHBA-ve infektohet me Covid: Do të vazhdojë punën nga vetë-izolimi

2 vite më parë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka rezultuar pozitive ndaj virusit Covid-19.

Lajmin e jep vetë Yuri Kim e cila në Twitter shkruan:

“Miq, doja t’ju njoftoja se jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj”.

Më herët edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Të ngjashme