Kryefjala Logo

Alket Rizai habit Greqine, pas arratisjes shetit i lire me makine!

30 Janar, 2021 | 12:41 pm

Alket Rizai shëtit i lirë.” Kështu shkruajnë mediat greke, pas një lajmi që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Operacioni ka ndodhur mesditën e djeshme, kur një BMW me xhama të zinj ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe menjëherë patrullla i është vënë në ndjekje, shkruan newsbomb.al. Qytetarët në zonën e Lamias dhe policia që kishte bërë postbllok u shokuan kur pa pasagjerin e makinës.

Ai hapi derën dhe nuk ishte askush tjetër përveçse Alket Rizai.

Shqiptari që ka shokuar Greqinë me arratisje nga më spaktakolaret kishte marrë leje nga burgu Domokou, ndërsa shoferi i makinës luksoze të blinduar ishte një nga njerëzit më të njohur të jetës së natës në Athinë, një tjetër 36 vjeçar me origjinë shqiptare.

Pas verifikimeve, doli se personi që e shoqëronte Alket Rizain ishte i shumëkërkuar për vrasje dhe vepra të tjera kriminale, shkruan newsbomb.al. 36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Fthiotida, ku qëndroi deri në mbrëmje, kur një ekip special policie mbërriti nga Athina për ta marrë atë.

Të ngjashme