Albin Kurti kryeministër në Shqipëri. Baton Haxhiu ja zbulon sekretin

2 vite më parë

Analisti Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti ka ambicie që një ditë të jetë dhe kryeministër i Shqipërisë dhe ai shprehet i bindur se do t’ia arrijë këtij qëllimi.

“Ambicia e tij është historike, ambicia është që një ditë ta shohë veten në karrigen e kryeministrit në Shqipëri.

Kur do të jetë ajo dhe a do ta fitojë atë betejë, nga rruga që ka ndjekur në Kosovë, unë besoj se edhe në Shqipëri do ta ketë rrugën e njëjtë, jam i bindur për këtë”, u shpreh z. Haxhiu.

Albin Kurti është shpallur sëfundmi fitues i zgjedhjeve që u mbajtën në Kosovë ditën e djeshme sëbashku me Vjosa Osmanin.

Batoni njihet si një kundërshtar i Kurtit.

Të ngjashme