Kryefjala Logo

Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën një vit e gjysmë më parë, procedohet 63-vjeçari në Fier

24 Nëntor, 2021 | 1:30 pm

Policia e Fierit ka vënë në pranga disa persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka proceduar penalisht një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një 13-vjeçare kallëzon se para një viti e gjysmë 63-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 16-vjeçari O.M., pasi është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Fierit.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 37-vjeçari G.Z., banues në Lushnje pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Të ngjashme