Akuza për shpërdorim detyre, procedohen penalisht 4 punonjës të IVMT-së në Patos

Katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit;

A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.

L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous articleFalsifikoi dokumentet për të liruar Viktor Ymerin,arrestohet ish-shefi juridik në burgun e Peqinit
Next articleAksident në Tiranë/ Shoferi përplas të miturin, transportohet menjëherë në spital