Kryefjala Logo

Aksidentohen dy minatorë në galeritë e kromit në Martanesh dhe Bulqizë

13 Shtator, 2021 | 1:04 pm

Dy minatorë janë lënduar në galeritë e kromit të Bulqizës dhe Martaneshit gjatë punimeve. Fatmirësisht të dy punëtorët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Cdo vit në minierat e kësaj zone të mbushur me pasur nëntokësore, ndodhin aksidente nëpët galeritë e minierave si pasojë e neglizhencës së sigurisë kur jo pak herë merr jetën e minatorëve.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’, pasi shtetasi A. B., 29 vjeç, banues në Bulqizë,  gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë,  është aksidentuar  dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’ pasi shtetasi Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Krastë, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

 

Të ngjashme