Kryefjala Logo

Aksident,motomjeti merr zvarrë këmbësorin,dy të plagosur

25 Nëntor, 2021 | 2:59 pm

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Berat.

Një motomjet me katër rrota i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka humbur kontroll duke hipur në trotuar ku ka përplasur dhe më pas ka marrë zvarrë kalimtarin e identifikuar si Fejzi Skurrani.

Ky i fundit dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu, janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara e motomjetit në hyrje të rreth-rrotullimit të Ypsilonit.

Të ngjashme