Kryefjala Logo

Aksidenti me 5 viktima ne Qafe Muzine, flasin te mbijetuarat: Furgoni e mori kthesen…

27 Gusht, 2021 | 9:28 am

“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Land Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.”.

Kështu kanë deklaruar dy shtetaset italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të cilat i mbijetuan bashkë me shoferen aksidentit, nga i cili 5 persona ndërruan jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Qafën e Muzinës. Sipas Ballkanweb, gjatë natës është dhënë urdhri i ndalimit për shoferen e fuoristradës, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë që ende nuk ka dalë shkaktari i aksidentit dhe hetimet vazhdojnë.

Viktima të aksidentit mbeten; Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Fatmiresisht nga furgoni, i cili perfundoi ne humnere doli e gjalle Gerta Kaberdini, 25 vjece.

Të ngjashme