Kryefjala Logo

Aksidente dita ditës. Një makinë përplas biçikletën ne Elbasan

9 Nëntor, 2021 | 5:56 pm

 

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Elbasan. Bëhet me dije se një mjet tip Benz ka përplasur një person  i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Është telefonuar ambulanca nga qytetarët përreth dhe i lënduari është dërguar direkt në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe ndërkohë jemi në pritje për gjëndjen shëndetësore të personit dhe se si do të proçedohet autori i ngjarjes.

Të ngjashme