Kryefjala Logo

Aksident tragjik ne Itali, humb jeten 32 vjecari shqiptar

28 Tetor, 2021 | 11:16 am

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi në Itali të mërkurën. Një i ri shqiptar, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e përplasjes me një kamion. Ngjarja ndodhi në autostradë, teksa shqiptari po kthehej për në punë.

Shkaqet e ngjarjes janë të qarta për autoritetet. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.

32-vjeçari udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, por përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

I riu jetonte vetëm në Lonato. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri. Menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan disa prej kolegëve të tij të punës, por as ata nuk mundën të bënin gjë. Ndërkohë shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime të rënda./tvklan.al

Të ngjashme