Kryefjala Logo

Aksident në Tiranë/ Shoferi përplas të miturin, transportohet menjëherë në spital

13 Nëntor, 2021 | 2:36 pm

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”.

Mësohet se drejtuesi i automjetit E. Ç., ka aksidentuar një të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, në momentin e parë ka ardhur direkt ambulanca.

Aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme