Kryefjala Logo

Aksident në Durrës, makina përplas 64-vjeçaren, e plagosura dërgohet në spital

23 Nëntor, 2021 | 10:56 am

Një aksident është shënuar në Durrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në lagjen Nr. 4, pranë stacionit të trenit, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. A., ka përplasur shtetasen L. F.

Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.11.2021., rreth orës 07:45 në lagjen Nr. 4 Durrës, te stacioni i trenit mjeti tip”Benz” me drejtues mjeti shtetasin G. A, 57 vjeç., ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe.,banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve ne spitali e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme