Kryefjala Logo

Aksident në aksin Shkodër-Vau i Dejës, humb jetën 62-vjeçari

20 Nëntor, 2021 | 2:21 pm

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës në afërsi të fshatit Stajkë.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i mjetit 28-vjeçari S.J., ka përplasur 62-vjeçarin Shefik Zagani, i cili ka humbur jetën.

Ndërkohë 28-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë. Sakaq grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme