Kryefjala Logo

Aksident me makinë në Tropojë,3 të plagosur

28 Nëntor, 2021 | 4:29 pm

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në në fshatin Cërrnicë të Tropojës, mëngjesin e sotëm. Mësohet se mjeti tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe përplasur me trafik ndarësen.

Burime nga policia bëjnë me dije se si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 28.11.2021, në fshatin Cërrnicë, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të ngjashme