Kryefjala Logo

Aksident masiv në Tiranë, përfshihen 5 automjete

8 Qershor, 2021 | 7:25 pm

Një aksident masiv ka ndodhur në periferi të kryeqytetit këtë të Martë. Sipas policisë, 5 mjete janë përfshirë në aksidentin e ndodhur te mbikalimi i Saukut.

Përveç dëmeve materiale, e plagosur ka mbetur një vajzë 28 vjeçe, e cila u transportua për në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve, shtetasja I.D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Screenshot 2 11

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Të ngjashme