Kryefjala Logo

Aksident masiv në Kurbin,njëra makinë dyshohet të jetë e ish-kryeministrit Sali Berisha

26 Nëntor, 2021 | 10:20 pm

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

Janë përplasur me njëra tjetrën katër makina dhe njëra prej tyre shoqëronte ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin e sotëm të “Foltores”.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga makinat e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident.

Të lënduar lehtë nga aksidenti janë 3 persona. Ata po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Të ngjashme