Kryefjala Logo

Aksident/I riu i jep makinës pa patentë,për pak i merr jetën 2 personave,njëri prej tyre përfundon tek Trauma.

5 Nëntor, 2021 | 1:43 pm

 

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak të një aksidenti në Pogradec.
I arrestuari mësohet se është B.Ç-33- vjeç.

Ky person ka drejtuar nje mjet të tipit “Benz” edhe pse nuk kishte patentë.
I riu ne fjalë ka përplasur dy këmbësorë ku për pak mund t’i kishte rrezikuar jetën.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.D-54 vjeç,banues në Pogradec,i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës,Tiranë.

Dhe shtetasi tjetër me iniciale J.T-49 vjeç,banues në Tushemisht,i cili për fat të mirë nuk kishte dëmtime trupore.

Për “shoferin” e makinës akoma nuk është bërë me dije se si do procedohet si rast.

Të ngjashme