Kryefjala Logo

Aksident i rëndë në Vlorë, ndërron jetë 27-vjeçari

3 Janar, 2021 | 8:54 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari Akil Ruçaj.

Akoma nuk dihet se kush ka qenë shkaku i vërtetë i këtij aksidenti, por raportohet se rruga ku ka ndodhur aksidenti është në gjendje të mjerueshme pasi ka shumë gropa.

Pikërisht rruga e keqe mendohet që të ketë qenë edhe shkaku kryesor i këtij aksidenti.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Gjorm.

Shume te rinj perfshihen cdo dite ne aksidente si pasoje e shpejtesise, konsumimit te alkolit ose lendeve narkotike por edhe sinjalistikes problematike ne rruget e Shqiperise. Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes.

 

Të ngjashme