Lajme
Aksident i rende ne Tirane perplaset nje makine policie, plagosen 2 efektive dhe 1 grua
7 Shkurt, 2021 | 6:04 pm
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2021/02/6D6DB0AC-9F02-4BCF-ADB8-8C992F7779B4.jpeg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Laknas të Tiranës, te kryqëzimi i Bërxullit.
Një makinë policie është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë janë plagosur dy punonjës policie dhe pasagjerja e mjetit tjetër.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.