Lajme
Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 68-vjeçari që po udhëtonte me motorçikletë
19 Janar, 2021 | 2:08 pm
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku një makinë pa përplasur një motorçikletë dhe si pasojë një shtetas ka humbur jetën.
Drejtuesi i motomjetit bëhet me dije se është shtetasi L.L 68-vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa nuk ka informacion nëse drejtuesi i mjetit është arrestuar arrestuar apo jo.
Shkodër/Informacion paraprak.
Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.