Kryefjala Logo

Aksident i rende ne Mirdite, humb jeten 57 vjecari dhe i biri eshte ne gjendje te rende

20 Korrik, 2021 | 8:17 pm

Nje aksident i rende ka ndodhur ne Mirdite ku nga përplasja mes autobusit dhe makinës “Land Rover”, viktimë ka mbetur 57-vjeçari nga Kosova, Hysen Selitaj.

I ndjeri ndodhej në ato momente në makinë së bashku me të birin, i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja e fortë.

lg.php.gif

Sipas Ballkanweb ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Rrëshenit. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët nuk pësuar lëndime.

lg.php.gifMakina “Land Rover” eshte tërësish e shkatërruar, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe autobusi. Drejtuesi i kësaj të fundit është shoqëruar në komisariat, ku pritet të japë versionin e tij për ngjarjen.

Të ngjashme