Kryefjala Logo

Aksident i rende ne aksin Fier-Vlore, humb jeten 18 vjeçari

28 Shkurt, 2021 | 4:36 pm

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona dhe ka humbur jetën një tjetër.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se të plagosurit janë të moshave nga 18 deri në 25 vjeç dhe pas transportit në spitalin e Vlorës, të katërt i janë nështruar ndërhyrjeve kirugjikale.

lg.php.gif

lg.php.gif

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa sipas informacioneve të para mësohet se ishte 18 vjeç. Aksidenti ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku u përplasën dy mjete. Dyshohet se shpejtësia e madhe është bërë shkak për aksidentin.

lg.php.gif

lg.php.gif

Informacion paraprak

Rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme