Kryefjala Logo

Aksident i frikshëm në Elbasan, dy persona në gjendje të rëndë

14 Mars, 2021 | 12:29 am

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Elbasan dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion.

Makina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të lagjes “Shënkoll” pranë urës së Shkumbinit. Dy personat që ishin brenda, shoferi dhe pasagjeri u plagosën rëndë, raporton ABC.

Policia po kryen verifikimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme