Lajme nga vendi
Adoleshenti bie nga lartësia, sillet me urgjencë në Tiranë! Emri
3 Qershor, 2021 | 6:21 pm
Një 17-vjeçar nga fshati Shelegar, bashkia Sarandë, është transportuar në gjendje kritike në urgjencën e “Stefan Mekshi”. Adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi është rrëzuar nga një lartësi afërsisht 2 metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.
Gjendja shëndetësore e tij paraqitet kritike.