Kryefjala Logo

Adoleshentët shkatërruan kopshtin për ta vjedhur në Berat

19 Nëntor, 2021 | 10:03 pm

6 të mitur janë vënë nën hetim në Berat për pasi u kapën në flagrancë duke shkatërruar ambientet e një kopshti.

6 të miturit, të moshave 14 dhe 15 vjeç shkatërruan ambientet e kopshtit me qëllim vjedhjen e sendeve brenda tij.

“Specialistët e Seksionit për Krimet proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke shkatërruar ambientet e një kopshti me qëllim vjedhjen e sendeve të tij”, thotë policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme