Kryefjala Logo

Abuzim dhe lëndë narkotike,arrestohen 3 persona në Shkodër

26 Nëntor, 2021 | 1:02 pm

Policia Shkodër:

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit K. K., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Të ngjashme