Kryefjala Logo

56 vjecari perdhunon dhe le shtatezene 20 vjecaren me aftesi te kufizuara ne Roskovec

7 Gusht, 2021 | 10:19 am

Një ngjarje e rëndë raportohet ne Roskovec, ku një 56-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të re 20-vjeçare, me aftësi të kufizuara, të cilën e ka lënë shtatzënë.

Petrit Arapi, i cili është fqinj me të renë, dhe që kjo e fundit, sipas “BalkanWeb”, është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe eshte arrestuar nga policia.

lg.php.gif

lg.php.gif

“Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.

lg.php.gif

Ndërkohë, gjatë aksionit të fundit policia ka arrestuar edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme