Lajme nga vendi
33-vjeçarit i hoqën zemrën në spital në Spanjë, Prokuroria e Tiranës letërporosi spanjollëve: Të gjendet shkaku pse mungon zemra…
3 Shkurt, 2021 | 6:28 pm
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur së fundmi me një të ri shqiptar në Spanjë. 33-vjeçari shqiptarë mësohet se ka ndërruar jetë në Spanjë ndërsa ka mbërritur në Shqipëri pa organin e zemrës.
Së fundmi prokuroria shqiptare ka nisur një letërporosi për autoritetet spanjolle ku kërkojnë të gjendet shkaku pse mungon zemra e 33-vjeçarit të quajtur Saimir Sula.
Në këtë letëprorosi për autoritetet spanjolle, Prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa.
Prokuroria pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane, u kërkon autoriteteve të Drejtësisë Spanjolle, dhënien e ndihmës juridike për veprën penale te “Shitblerja e paligjshme e organeve”.
Mësohet se kallëzimi penal është bërë nga halla e të ndjerit, M. Sula. Kjo e fundit është njoftuar nga e motra e Saimir Sulës, Majlina Sula më datë 09.05.2020 duke i thënë se vëllai i saj ka ndërruar jetë në spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.
Herën e fundit që i ndjeri vëllai i saj ka shkuar në Spanjë, ka qenë në muajin Shkurt të vitet 2020, gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë. Qëllimi i vajtjes në Spanje të të ndjerit, ishte që të punësohej atje.
E motra ka sqaruar se vëllai i saj mjekohej me antipsikotik edhe diazepan për gjumë, pasi ishte ish-abuzues i subs narkotike.
Ajo më datë 08-05-2020, e ka shoqëruar vëllanë e saj të ndjerin Saimir Sula, në spitalin e quajtur Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, pasi me date 08.05.2020 kishte temperature , rreth 37.5, apo 38 dhe rreth ora 22;30, ka lajmëruar ambulancën për t’i bërë një provë/ test Covid 19. E ka shoqëruar me ambulance në Hospital Del Mar ne Barcelona, i bëjnë provën e virusit, por e cila rezultoj negative.
Në kartele e tij shkruhet që prekja e pulmonit është mirë, edhe nuk evidencohen shenja të pneumonisë, por hyri në spital me dyshimin se mund te kishte Covid 19.
Te nesërmen në mëngjes rreth orës 12:08, është telefonuar nga spitali, nga numri i spitalit dhe infermierja e telefonon që Majlina të njoftonte vëllanë e saj që spitali do e dërgonte për ti bërë një provë test të mushkërisë, dhe pacienti te rrijë i qetë.
Pas kësaj bisede me infermieren ajo komunikon me vëllanë e saj, dhe e ve në dijeni se spitali do të dërgonte për të bërë një provë të mushkërive dhe vëlla i thotë duke qarë e bërtitur:
Saimiri: “Majlinda këtu po me marrin shpirtit, i thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes”
Majlinda: Ok i them po vij aty, për pak minuta”.
Pas kësaj bisede me vëllanë, sipas shpjegimeve të saj ajo është nisur menjëherë për në spital dhe ju kërkon të nxjerrin vëllanë nga spitali, pasi sëmundja e tij është se ai ka alucinacione, edhe ka shumë frike nga njerëzit.
Motrës së të ndjerit i kishin dhënë një numër telefoni për të komunikuar. Pas dy orësh e kishin telefonuar dhe i kanë thënë se pacienti është mirë
“Akoma ndodhesha në hyrje të spitalit , i lutem vajzës qe po komunikoja me të në telefon, të komunikonte me mjekun, ti thotë që duhet të lexoje kartelat e vëllait tim, të kenë parasysh psikozën qe ka, ai ka shumë frikë nga njerëzit, i lutem vajzës të më kaloj mjekun, ose ti çoj mesazhin tim. Kam insistuar nëpërmjet telefonit që të merrja vellanë me vete, me qëllim që të kujdesesha vetë në shtëpi. Pasi arsyeja e vajtjes ne spital me date 08.05.2020, ka qenë pikërisht ajo pak temperature që kishte vëllai dhe testi doli negative”
“Vëllai merrte mjekim në shtëpi, ne lidhje me problemet (halucinacionet) edhe mjekja Ana Martin Psikiatre, shkonte një dite po një ditë jo, e shikonte në shtëpi. Meqë Covid 19, doli negative, ska arsye pse të rrije aty, te lutem kontrolloni kartelat.” mësohet tu ketë thënë Majlinda mjekëve.
Ndërkohë më tej ajo rrëfen:
“Rreth orës 18:00 me telefonon doktoresha Irene Petit, më thotë hajde në spital, shkoj atje duke menduar do marrë vëllain në shtëpi. Më thonë se i pushoj zemra, se dimë ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, por do të çohet për autopsi në mjekësi ligjore në Barcelone.”
Pas ngjarjes, motra e të ndjerit ka kërkuar kopje të dokumentacionit pra të kartelës klinike të ndjerit Saimir Sula dhe në kartelën klinike shkruhet “i bëmë një ampul haloperidol dhe i pushoj zemra në pak sekonda, nuk dimë arsyen pse”.
“ Më date 11 apo 12 Maj 2020 ne Mjekësinë Ligjore ne Barcelaonë, kam marr kopje të autopsisë preliminare, ku nuk përcaktohet definitisht shkaku i vdekjes, po pritet për një autopsi definitive, thonë që janë marr mostra të mushkërisë mëlcise, zemrës. Edhe priten analizat e toksike. Akoma sot ne 26.10.2020 jemi ne pritje. Pra nga ana e tyre nuk ka akoma përgjigje përfundimtare në lidhje me shkakun e vdekjes” ka thënë Majlinda.
Ajo mendon që shkak i vdekjes se të ndjerit vëllait të saj ka qenë neglizhenca e kujdesit mjekësor të stafit mjekësor ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanjë.
Ajo është e bindur se neglizhenca e personelit mjekësor në Spanjë, kanë sjellë si pasojë humbjen e jetës të ndjerit Saimir Sula. Kjo ka qene arsyeja që ajo ka kërkuar një autopsi të dytë në Tiranë.
Eshtë vënë ne dijeni nga ana e organit te akuzes per konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit Mjeko-Ligjor Nr 540, Regj , date 07.10.2020, pra mungesa e zemrës të ndjerit Saimir Sula.
Duke lexuar autopsine preliminare të Bracelonës janë pasqyruar se janë marre mostra te mushkërisë, melcisë, zemrës, për analiza toksike, por absolutishtë nuk ka dijeni të mungesës se zemrës.
Ajo thekson faktin se nga ana e saj dhe e familjareve të tyre, nuk është bërë në mënyrë kategorike, ndonjë dhurim “zemre”, apo të jetë dhënë ndonjë autorizim për marrjen e organeve te të ndjerit.
Ne funksion të hetimit është bërë këqyrja e kufomës, në ambientet e morgut të Tirane ku nga këqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune/ dëmtime.
Është dërguar vendimi, date 27.05.2020 për ekspertimin mjeko-ligjor te kufomës, pranë Institutit te Mjekësisë Ligjore Tirane, për të zbuluar shkakun e vdekjes së të ndjerit Saimir Sula.
Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor Nr 540, dt 07.10.2020, mbi ekzaminimin e kufomës së shtetases Saimir Sula, është arritur ne konkluzionin se ; Ne trupin e kufomës se shtetasit Sajmir Sula, në këqyrjen e jashtme përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.
Nga këqyrja e brendshme e organeve dhe të dhënave mikroskopike nga ana jone u konstatuan; Bronkopneumoni sero- deskuamative. Aderenca pleurale ne anën e djathtë të gjoksit. Si dhe mungesë të zemrës.
Në mungese të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm nuk mund të përcaktohet shkaku i vdekjes së viktimës nga ana shkencore.
Letërporosia e Prokurorisë së Tiranës:
Baza ligjore dhe ndihma e kërkuar Persa me siper, mbeshtetur ne nenin 509/1,2 te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise dhe nenin 15 te Konventes Evropiane “Per ndihme te ndersjellte juridike ne fushen penale”, ne interest e procedimit penal Nr 6607, date 09.10.2020, te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, bazuar ne Parimin e Reciprocitetit dhe Vullnetin te mire te autoriteteve gjyqesore te Republikes se Spanjes, te procedoje me venie ne dispozicion te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane , te akteve te meposhtme ;
Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/perfundimtar i bere nga Autoritetet Spanjolle, per te ndjerin Saimir Sula, ne te cilin eshte pasqyruar shkaku i vdekjes se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.
Te verifikohet dhe te administrohen dokumenta spitalore, duke filluar nga data 08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e shtrimit/ hospitalizimit te ketij pacineti?
Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula, referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.
Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e parqitjes ne urgjensen e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula, diagnozen e shtrimit dhe mjekimin e marre etj, si dhe cdo te dhene tjeter ne lidhje me pacientin Saimir Sula.
Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).
Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre prane Spitalit Sant Pau, ne Barcelone, Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete pacient.
Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.
Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?
Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle, kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?
Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi. Theksojme se aktet dhe provat qe do te gumbullohen nga Autoritetet Spanjolle te na dergohen origjinale, nese ligji i autoritetit Spanjoll e lejon te jene origjinale ose fotokopje te vertetuara me orgjinalin. Prokuroria e prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ju siguron autoriteteve gjyqesore te Spanjolle per nje bashkepunim (dyanshmeri) te plote. Ne perfundim ju bejme me dije se nje pergjigje sa me e shpejte nga ana juaj do të shmangte zvarritjen e hetimeve.