Lajme nga vendi
27 vjecarja shqiptare vritet ne Amerike nga babai i femijes te saj
3 Gusht, 2021 | 10:21 am
Pak dite me pare ne media qarkulloi lajmi se nje 27 vjecare shqiptare nene e dy femijeve eshte gjetur e vrare ne makine. Diten e djeshme eshte publikuar fotoja e autorit të vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në SHBA, Joana Peca. Mediet botërore shkruajnë se autor i krimit tronditës është 38-vjeçari Benjamin Robert Williams aka Bambi, i cili qëlloi për vdekje brenda makinës dhe në sy të dy fëmijëve të saj të mitur të renë me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës.
Policia amerikane ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka këqyrur vendngjarjen, duke dalë në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.